Klubi i natës që u rrënua nga zjarri ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 18:05
Klubi i natës që u rrënua nga zjarri ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

Një klub nate në Spanjë, i cili u rrënua nga një zjarr gjatë fundjavës duke i vrarë 13 njerëz, ishte urdhëruar të mbyllje në vitin 2022, njoftuan autoritetet spanjolle të hënën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Zjarri – i cila u ndez të dielën herët në mëngjes në një ndërtesë ku ishin të vendosura klubet e natës Fonda Milagros dhe Theatre në periferi të Murcias – është më vdekjeprurësi në një klub nate në tri dekadat e fundit në Spanjë.

Këshilli i Qytetit i Mucias e kishte urdhëruar në janar 2022 mbylljen e klubeve të natës për shkak se kompania e cila operonte me to kishte licencë vetëm për njërin prej tyre – Teatre – dhe jo për Fondan, i cili ishte krijuar më vonë, tha nënkryetari i qytetit, Antonio Navarro.

Navarro tha se autoritetet do ta gjejnë kush është përgjegjës, pa shpjeguar pse klubet e natës po punonin pa licencë.

Policia dyshon se zjarri shpërtheu në klubin e natës Fonda dhe pastaj u shpërnda në Teatre dhe në klubin e tretë të natës në ndërtesën e quajtur Golden.

“Të vdekurit ishin të gjithë në një zonë të vogël në klubin Fonda”, tha zëdhënësi i Policisë, Diego Seral, duke shtuar se në atë kohë po mbahej një ditëlindje në atë klub.


(Kosova Sot Online)