Nagavci: Qeveria e Kosovës e ka prioritet arsimin në të gjitha nivelet

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 18:20
Nagavci: Qeveria e Kosovës e ka prioritet arsimin në të gjitha nivelet

Vitin e ri akademik  2023/2024,  të gjithë studentëve dhe stafit akademik, ua  ka uruar ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se në veçanti, uron të gjithë ata që këtë vit për herë të parë u bashkohen institucioneve të arsimit të lartë për të vazhduar rrugën drejt ngritjes intelektuale.

Nagavci, ka shkruar se krahas ofrimit të arsimit publik falas për të gjithë studentët, po ofrojnë mbështetje për studentët përmes bursave në të gjitha nivelet.

“Qeveria e Kosovës e ka prioritet arsimin në të gjitha nivelet andaj, jemi duke punuar në arritjen e synimeve të përbashkëta për një arsim sa më cilësor.  Krahas ofrimit të arsimit publik falas për të gjithë studentët, tash e gati 3 vite me radhë po ofrojmë mbështetje për studentët përmes bursave në të gjitha nivelet dhe po punojmë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore. Do të vazhdojmë të mbesim të përkushtuar që të përkrahim arsimin e lartë, si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit”, ka shkruar Nagavci.

(Kosova Sot Online)