A po i vazhdon policia kontrollet në brendi të pyllit në Banjskë?

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 18:36
A po i vazhdon policia kontrollet në brendi të pyllit në Banjskë?

Përgjatë rrugës të cilin grupi i armatosur serb që kreu sulm terrorist në veri e ka shfrytëzuar për të dalë në territorin e Serbisë, Policia e Kosovës ka filluar kontrollet më ne brendi të pyllit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Deri tash ende nuk është konfirmuar nëse është gjetur diçka.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se situata është e qetë.

Ai tha se gjatë ditës zjarrfikësit kanë pastruar rrugën dhe se jeta e qytetarëve po i kthehet normalitetit.

(Kosova Sot Online)