Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 19:10
 Zbulohet arsyeja pse Osmani takoj ministrin e Mbrojtjes dhe komandantin e FSK-së

Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i ka pritur sot në takim Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një komunikate për media të lëshuar nga Presidenca, bëhet e ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet në komunikatë.


(Kosova Sot Online)