Vuçiq: Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 19:46
Vuçiq: Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë

Serbia është vendi i fundit që ka nevojë për incidente si ato në Banjskë, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e gjatë një interviste për CNN, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një grup terrorist më 24 shtator ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë policin, Afrim Bunjaku – tash hero i Kosovës.

Përkundër se institucionet e Kosovës kanë publikuar fakte që tregojnë përfshirjen e Serbisë, Vuçiq ka pretenduar se Kosova po bën “spastrim etnik” ndaj serbëve”.

“Ata po bëjnë spastrim etnik, në dy vitet e fundit numri i serbëve në KIM është zvogëluar, tani janë 10 për qind më pak”, ka thënë Vuçiq. 

(Kosova Sot Online)