Vuçiq: Radojiçiqi dhe grupi i tij do të japin llogari

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 20:16
Vuçiq: Radojiçiqi dhe grupi i tij do të japin llogari

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës “do të japin llogari para institucioneve të Serbisë”.

Në një intervistë për televizion amerikan CNN, Vuçiqi theksoi se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Millan Radoiçiqit, njërit prej liderëve kryesorë të serbëve të Kosovës, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit.

"Serbia, natyrisht, do t’i mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai (Millan Radoiçiqi) është në territorin e Serbisë dhe prokuroria do ta bëjë punën e saj,” tha Vuçiq.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serb në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Sulmuesit u strehuan në manastirin e fshatit, pasi e kishin sulmuar në një pritë një patrullë të policisë, nga ku e vazhduan konfrontimin me policinë, dhe si pasojë tre prej tyre u vranë.

(Kosova Sot Online)