Hoxha tregon se a kishte presion për rastin e Radojçiqit
Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka deklaruar,se pasi janë hapur hetimet për Milan Radojçiqin, ka pranuar informacione më vonë se ai ka qenë në një restorant në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai nuk ishte i sigurt nëse Radojçiq ka pasur urdhër-arrest atë kohë.
Më tutje, Hoxha ka thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radojçiqit t’i largohet urdhër-arresti.
Por nuk ka përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit.
”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.
Milan Radojçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)