Reagon Lisa McClain: Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 22:16
Reagon Lisa McClain: Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës

Senatorja republikane, Lisa McClain, i ka dhënë mbështetje Kosovës, teksa ka thënë se çdo agresion ndaj Kosovës prej shteteve që mbështeten nga Rusia është i papranueshëm, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka thënë se Kosova prej kohësh është aleate e SHBA-ve.

Kështu, ajo thotë se SHBA-ja duhet të qëndrojë pranë Kosovës.

”Kosova ka qenë prej kohësh një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s dhe bota e lirë është e përkushtuar ndaj sovranitetit të tyre. Çdo agresion ndaj Kosovës nga shtetet e mbështetura nga Rusia është i papranueshëm dhe kërcënim për sigurinë globale. Shtetet e Bashkuara duhet të qëndrojnë pranë Kosovës”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)