Arrestohet një grua e cila dyshohet për vjedhje në banesën e Rozeta Hajdarit

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 22:38
Arrestohet një grua e cila dyshohet për vjedhje në banesën e Rozeta Hajdarit

Raportohet se është kryer vjedhje në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, derisa lidhur me rastin policia konfirmon arrestimin e një gruaje 33-vjeçare me inicialet N.K, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Arrestimin e saj e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, tha Ahmeti.

E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)