Arrestohen dy persona në Ferizaj: Iu morën klientëve deri në 3 mijë euro gjoja për punësim jashtë vendit

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 08:56
Arrestohen dy persona në Ferizaj: Iu morën klientëve deri në 3 mijë euro gjoja për punësim jashtë vendit

Dy persona të dyshuar janë arrestuar në Ferizaj, pasi dyshohet se në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 €, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro.

Ndërsa, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj. 02.102023 – 10:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se të njëjti në vazhdimësi në bashkëkryerje kanë mashtruar persona të ndryshëm me qëllim të punësimit të tyre në shtete të ndryshme, duke marrë nga viktimat para në vlerë prej 2500-3000 €, më qëllim të sigurimit të kontratës së punës. Vlera e përfitimit të dyshuarve arrin në tetëdhjete mijë euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)