Vdes një grua në QKUK, dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 09:43
Vdes një grua në QKUK, dyshohet se përdori sasi të tepruar të barnave

Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.

“Fsh. Novosellë – Kamenicë. 02.10.2023 - 10:25. Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)