Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan, ka një porosi për Kurtin dhe Vuçiqin

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 10:09
Shkodranja e martuar me një serb që jeton në Zveçan, ka një porosi për Kurtin dhe Vuçiqin

Lulja nga Shkodra ka treguar në një intervistë se e shqetëson marrëdhënia e Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka shtuar se serbët dhe kosovarët e të gjithë duhet të ulin pak tensionet.

Prej 16 vitesh e martuar me një serb ajo jeton në Zveçan.

Lulja bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ti ulin tensionet.

“Nuk ka rehati për rininë si po rritet, mirë hajde pleqtë se po shkojnë, s’do rrojnë gjithë jetën, por e drejta e të drejtave, e mira e të mirave është të qetësohen njerëzit. E mira është të qetësohet gjendja. Për shembull, po them edhe për Albin Kurtin, edhe për Vuçiqin e mira është të ulen pak tensionet. Njerëzit nuk durojnë kështu. Si serbë, si kosovarë e të gjithë duhet të ulin pak tensionet”, u shpreh Lulja.

(Kosova Sot Online)