Vjosa Osmani sot përballë Christiane Amanpour në CNN
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të jetë e ftuar për intervistë në CNN përballë gazetares amerikane Christiane Amanpour, ku do të flasë për zhvillimet e fundit në veri të vendit, sulmin terrorist, vrasjen e policit kosovar dhe për alarmin amerikan se trupa të shtuara të ushtrisë serbe janë vendosur në kufi me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar vetë Amanpour.
"Presidentja e Kosovës më bashkohet mua nesër“, ka shkruar gazetarja amerikane.
In my exclusive interview, I ask Serbian President @avucic if he has now pulled back “artillery, tanks and mechanized infantry” after being accused by the US of an “unprecedented” troop buildup on its border with Kosovo. Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS joins me tomorrow. pic.twitter.com/RJXMc1yvYf
— Christiane Amanpour (@amanpour) October 2, 2023
(Kosova Sot Online)