Kurti: Serbia s’është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 11:03
Kurti: Serbia s’është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa përmendi të arriturat e implementimit të vendimeve të Samitit të Berlinit, tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përparojnë në mënyrë të barabartë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tutje, Kurti ka shtuar se Serbia nuk është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike.

“Pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës por edhe marrëdhënies së tyre të hapur dhe bashkëpunimit të tyre me Rusinë. Unë kam qenë në tavolinën e Brukselit duke folur për marrëveshjet për të ardhmen, ndërkaq Serbia po punonte për plane ushtarake për aneksimin e vendit tonë. Kjo tregon se fqinji ynë s’është e interesuar për integrim në BE, por për qëllime hegjemonike. Është me rëndësi pas sulmit mos të vazhdojmë thuajse asgjë s’ka ndodhur, por të gjithë autorët duhet të dënohen për pjesëmarrjen në këtë sulm terrorist që erdhi nga kufiri verior në Republikën e Kosovës”, u shpreh Kurti.

(Kosova Sot Online)