Për dhjetë ditë me radhë Bërnjaku dhe Jarinja vazhdojnë të jenë të mbyllura

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 11:41
Për dhjetë ditë me radhë Bërnjaku dhe Jarinja vazhdojnë të jenë të mbyllura

Janë bërë dhjetë ditë prej kur janë mbyllur pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, kjo pas sulmit terrorist që ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëhet e ditur se këto dy pika kufitare janë të mbyllura për automjetet që dëshirojnë të hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Ndërkaq, për ato që dalin nga Kosova në drejtim të Serbisë janë të hapura.

(Kosova Sot Online)