Albin Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 11:57
Albin Kurti: Më 1 nëntor pritet të nis regjistrimi i popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria më e mirë është ajo që është pranë popullit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ne kemi organizuar këtë takim për herë të pestë ku ndajmë shqetësimet dhe të arriturat. Si Qeveri deri tash kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet jo shumicë”, tha Kurti.

Kurti më tej foli edhe për regjistrimin e popullsisë për të cilin tha se pritet të nis më 1 nëntor.

“Regjistrimi i popullsisë pritet të nis më 1 nëntor, kemi hapur vende pune për minoritete, kemi ndarë grante për organizatat joqeveritare. Me informacionet qe do të merren nga regjistrimi ne do te shohim se sa shkolla në duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)