Vitia tregon për tri vaksinat e reja të siguruara për shëndetin e qytetarëve

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 12:50
 Vitia tregon për tri vaksinat e reja të siguruara për shëndetin e qytetarëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë siguruar edhe tri vaksina të reja, për mbrojtjen shëndetit të qytetarëve, përcjell "Kosova Sot Online".

Vaksinat e siguruara janë : vaksina HPV, kundër kancerit të qafës së mitrës, vaksinën kundër rotavirusit, vaksinën kundër pneumokokut e meningjitit.

Vitia ka thënë se “pas një dekade përditësuam kalendarin e vaksinimit, gjashtëfishuam buxhetin për vaksina, shtuam buxhetin për mbrojtje e parandalim”.

(Kosova Sot Online)