Albiani lë futbollin dhe detyrën e policit e Kosovës, shkon për në Gjermani

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 13:08
Albiani lë futbollin dhe detyrën e policit e Kosovës, shkon për në Gjermani

Albian Dobrunaj është nga Deçani dhe është polic i Kosovës, po ashtu merret edhe me futboll dhe është lojtar aktiv i KF “Besa” nga Irzniqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por thuhet se Albiani ka lënë pas edhe futbollin, edhe uniformen e Policisë për të migruar në Gjermani për një jetë më të mirë.

Kështë është bërë e ditur nga faqja e klubit futbollistik “Besa”.

Njoftimi i plotë:

Lojtari ynë, Albian Dobrunaj, ka lënë vendlindjen e tij, punën e Policit të Kosovës dhe ka emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë!

Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falënderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar yni, po ashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje!

(Kosova Sot Online)