Aksident mes veturës dhe kamionit në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ndërron jetë një person

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 14:53
Aksident mes veturës dhe kamionit në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ku një person ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”

(Kosova Sot Online)