Ministri gjerman Cem Ozdemir viziton Kosovën

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 08:13
Ministri gjerman Cem Ozdemir viziton Kosovën

Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir, sot do të vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin gjerman Ozdemir.

Qëllimi i kësaj vizite është fokusi në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

”Ministri Federal Cem Ozdemir niset për një vizitë që zgjat disa ditë në Maqedonia e Veriut, Kosovë dhe Republika e Moldavisë. Fokusi është në procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe dialogun e politikave bujqësore, të cilin do ta intensifikojmë me këto vende”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)