Malishevë: Djali ja vodhi paratë babait, arestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 09:34
Malishevë: Djali ja vodhi paratë babait, arestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Malishevë, pasi dyshohet që para një muaji i kishte vjedhur babait të tij një shumë të konsiderueshme të parave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 06.09.2023-12:00. Me 03.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)