Çoroviq: Milan Radoiçiq është një kriminel klasik, i cili në Serbi bëhet hero

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 09:58
Çoroviq: Milan Radoiçiq është një kriminel klasik, i cili në Serbi bëhet hero

Aida Çoroviq, një ish-deputete nga lista e DS, thotë se kryesuesi i sulmuesve terroristë të veriut, Milan Radoiçiq është një kriminel klasik, të cilin tash Serbia e bën hero, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Milan Radoiçiq është një kriminel klasik i cili bëhet hero”, thotë Çoroviq.

Sipas saj, Serbia duhet ta pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se veriu për të cilin serbët po luftojnë, është një territor i vjedhur prej Serbisë.

“Unë e di që veriu i Kosovës është një territor i vjedhur, është një zonë e zezë që është praktikisht një nga pikat e nxehta kriminale nevralgjike në Evropë! Një nga pikat kryesore kriminale ku narkotikët tregtohen hapur, bitcoin minohet, armët, nafta tregtohen”, ka thënë ajo në Nova, televizion i cili vazhdimisht sulmohet në Serbi, për shkak se është një ndër të paktat mediume që nuk i nënshtrohen Aleksandar Vuçiqit.

(Kosova Sot Online)