Basha: Opozita po sillet sikur Lajçaku me Kosovën

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 10:21
Basha: Opozita po sillet sikur Lajçaku me Kosovën

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka kritikuar deputetët e opozitë për mos votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Basha shtoi se janë mbi 300 milion euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend.

Basha tha se masat e BE-së për Kosovën janë rekomanduar padrejtësisht nga emisari i dialogut, Miroslav Lajçak.

Basha tha se opozita po vazhdon të sillet njëjtë sikurse Lajçaku me Kosovën.

“Janë mbi 300 milion euro marrëveshje ndërkombëtare që presin të votohen me 80 vota në Kuvend, por opozita nuk i voton ato, me arsyen se Kosova po ballafaqohet me masa nga BE!

Masat janë sepse Lajçaku i ka rekomandu padrejtësisht ato për me zbraps Kryeministrin nga veriu, mirëpo ngjarjet e fundit po besoj treguan qartë se kush kishte të drejtë! Megjithatë opozita po vazhdon të sillet njejtë sikur Lajçaku me Kosovën! Kosova sot më shumë po sanksionohet nga opozita, se sa nga Lajçaku!”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)