Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia, i konfiskohet pasaporta serbe

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 10:35
Lirohet Radojiçiq, i ndalohet hyrja në Kosovë dhe largimi nga Serbia, i konfiskohet pasaporta serbe

Gjykata në Serbi ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit për organizatorin e sulmit terrorist në Kosovë, Milan Radojiçiqin, shkruajnë mediat serbe. Në vend të paraburgimit, Gjykata ka shqiptuar masën e ndalimit të „daljes nga vendbandimi“.

Sipas këtij vendimi, kreu i grupit paramilitar që vrau policin Afrim Bunjaku, Milan Radojiçiq “s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës“.

Ai gjithashtu është i obliguar të paraqitet në stacion polcior në datat 1 dhe 15.

Gjithashtu, i është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta serbe, dhe i është tërhequr vërejtja se mund të ndalohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.

(Kosova Sot Online)