Kuvendi miraton 'Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor'

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 13:55
Kuvendi miraton 'Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor'

Në lexim të parë Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor, Kuvendi i Kosovës më në fund ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Shëndet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pro këtij projektligji kanë votuar 58 deputetë, një kundër dhe katër kanë abstenuar.

Në momentin e votimit, në sallë ishin 63 deputetë.

Ky projektligj është zvarritur qe disa seanca dhe ka dështuar të miratohet në mungesë të kourumit. Disa deputetë të Vetëvendosjes e kanë kundërshtuar këtë projektligj dhe s’kanë marrë fare pjesë në procesin e votimit.

(Kosova Sot Online)