E zbulon politikani serb: Ja pse u lirua Radoiçiq

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 15:07
E zbulon politikani serb: Ja pse u lirua Radoiçiq

Kryetari i partisë Qendra e Serbisë, Zdravko Ponosh, beson se Milan Radoiçiq u liruar shpejt pasi arriti një marrëveshje me autoritetet në Beograd, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur nga qeveria me të. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur” – tha Ponosh për Danas.

E ardhmja e Radoiçiqit, sipas politikanit serb, varet nga ajo se “kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me Vuçiqin”.

“Konkretisht – kujt Vuçiq i detyrohet më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij. Vuçiq e di se çfarë po bën me Radoiçiqin”, tha Ponosh.

(Kosova Sot Online)