Vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti pas lirimi të Radoiçiqit

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 15:09
Vjen reagimi nga kabineti i kryeministrit Kurti pas lirimi të Radoiçiqit

Pas lirimit të terroristit Milan Radoiçiq nga paraburgimi, ka reaguar shefi i stafit të kryeministrit Kurti, Luan Dalipi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se Serbia ka mbështetur terrorizmin në shtetin fqinj dhe thotë se arrestimi dhe lirimi i tij është vetëm shfaqje në media.

“Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviq/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

(Kosova Sot Online)