Policia i gjen tetë armë në një çantë

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 15:29
Policia i gjen tetë armë në një çantë

Pronari i një agjencie turistike në Klinë, ka treguar se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, ka njoftuar Policia në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pronari i agjencisë e ka hapur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.

Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.

Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)