Spahiu: Veriu mban me ujë dhe energji elektrike Kosovën, s’mund ta falim kurrsesi

  • E.K /
  • 04 October 2023 - 15:57
Spahiu: Veriu mban me ujë dhe energji elektrike Kosovën, s’mund ta falim kurrsesi

Analisti, Nexhmedin Spahiu, tha se Kosova nuk mund të falë kurrsesi Veriun duke qenë se ka resurset më të rëndësishme për vendin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Spahiu tha pa liqenin e Gazivodës në veri, gjysma e Kosovës është pa ujë dhe gjithë Kosova është pa energji elektrike.

“Kosova do të jetë e njohur nga Serbia, mbaje mend. Veriu i Kosovës nuk është thjesht një pjesë e Kosovës, është pjesa ekzistenciale e Kosovës. Prishtina, Drenasi, Fushë Kosova, Obiliqi, Vushtria, Mitrovica të gjitha këto furnizohen me ujë nga liqeni i Gazivodës. Obiliqi që furnizohet me ujë nga liqeni i Gazivodës, furnizon me rrymë gjithë Kosovën. Pra, pa liqenin e Gazivodës, gjysma e Kosovës është pa ujë dhe gjithë Kosova është pa energji elektrike. Kosova më parë fal Llapin, Gjilanin sesa fal Veriun, cilido qoftë çmimi,” – u shpreh Spahiu.

(Kosova Sot Online)