Gjenden mbetje mortore në Gjakovë

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 16:22
Gjenden mbetje mortore në Gjakovë

Sot gjatë gërmimeve në Bishtrazhin të Gjakovës janë gjetur eshtra njerëzore, të cilat sipas antropologut Valon Hyseni, potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky komision thotë se pas analizave të AND’së do të njoftojnë për rezultatet.

“Në vazhden e aktiviteteve gërmuese, gjatë këtyre dy javëve, ekipet tona të KQPZH, IML dhe Policia e Kosoves, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrotjes dhe FSK-së, Eulexit dhe KNKK, janë duke kryer germime në lokacion Bishtrazhin, Komuna e Gjakoves. Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i perkasin viktimave të luftës së Kosovës. Pas analizave të ADN-së ne do t’iu njoftojmë për rezultatet e eshtrave të gjetura”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)