Tahiri: 'Patjetër' duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Edi Ramës

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 16:40
Tahiri: 'Patjetër' duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Edi Ramës

Kuvendi i Shqipërisë duhet ta thërras urgjentisht në interpelancë kryeministrin Edi Rama, ka deklaruar ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo thotë se duhet të jetë deklarata e Ramës në Financial Times se Kosova është “tokë e askujt”.

Tahiri e quajti skandalore dhe antikombëtare dhe se duhet të hulumtohet origjina kombëtare e Ramës.

“Kuvendi i Shqiperise duhet ta therras urgjentisht Edi Ramen ne interpelance per deklaraten e tij ne Financial Times se Kosova eshte ‘toke e askujt’ Skandaloze, antikombetare! duhet hulumtuar origjina kombetare e tij”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)