Osmani lajmërohet nga Spanja: Do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 16:50
Osmani lajmërohet nga Spanja: Do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë

Për të marrë pjesën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian, presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Granada të Spanjës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e samitit do të flasë për sfidat e sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist nga Serbia.

“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)