Berisha: Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 18:01
Berisha: Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç si padron ndërsa kryeministrin shqiptar si argat. Sakaq ai shton se Rama dhe Vuçiç kërkojnë zhbërjen e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Postimi i Berishës:

Kosova toka e askujt, toka e krimit!

Këtë deklaroi dje Pashiqi shqipfolës, Edi Rama!

Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës.

Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiç dhe Sergej Lavrov.

Ai si armik i egër, paraqet Kosovën si tokën e askujt, tokë e krimt dhe kërkon vendosjen nën kontrollin e KFOR-it të 1/3 së teritorit të saj dhe thirrjen e konferencës ndërkombëtare për zhbërjen e saj.

Të dashur miq, të damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit euroatlantik, serbomadhi Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij shqipfolës, albanofob, Edi Rama, vazhdojnë përpjekjet për ndarjen e Kosovës.

Kështu Vuçiç pas aktit terrorist në Banjskë dhe dështimit të kryengritjes së armatosur të organizuar prej falangave të kontrolluara tërësisht prej tij dhe tërheqjes së detyruar të njësive ushtarake që dislokoi me qëllim fillimin e një konflikti të ri në rajon, ka mobilizuar të gjithë politikën dhe diplomacinë e tij me kërkesën e vendosjes e komunave të veriut nën kontrollin e KFOR.

(Kosova Sot Online)