Zbulohen detaje se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 18:40
Zbulohen detaje se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

Për hetimet që janë kryer pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, ka folur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka theksuar se në ditën kritike e kanë gjetur një sulmues duke fjetur teksa ka pasur edhe të tillë që janë janë dorëzuar.

“Detyrë e jona është ta zbatojmë ligjin. Ligji thotë me e përdorë forcën e arsyeshme, aq sa ka nevojë. Nëse dikush plagoset edhe i çon duart, ne e marrim edhe e arrestojmë atë person, sikurse na ka ndodh, edhe përpos që e kemi ndalu, ne i kemi dhënë edhe ndihmën e parë, i keni parë fotografitë që janë publikuar, na tash jemi shtet, nuk jemi hajna, nuk jemi mafi. Njërin e kemi që i ka çuar duart, njërin e kemi zënë si fjetur, qashtu diqysh, kryesorja është se e kemi zënë”, ka shtuar Elshani.

Elshani po ashtu ka shtuar se situata në Veri është normalizuar por që nuk e ka përjashtuar përsëritjen e rasteve të tilla.

(Kosova Sot Online)