Ankohet Lutfi Haziri: Kurti na përjashtoi të gjithëve nga procesi i dialogut

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 21:36
Ankohet Lutfi Haziri: Kurti na përjashtoi të gjithëve nga procesi i dialogut

Kryeministri Albin Kurti i ka përjashtuar të gjithë nga procesi i dialogut, ka deklaruar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai thotë se pos opozitës, të përjashtuar janë edhe kryeparlamentarin e presidentja.

Për këtë shton se LDK-ja po bën opozitë në bazë të mundësive që ka.

”Na ka përjashtu neve nga procesi i dialogut, por jo vetëm neve edhe kryetarin e Kuvendit, edhe presidenten edhe shoqërinë civile si dhe gazetarët“, ka thënë Haziri.

Më tutje, ai ka deklaruar se situata e sigurisë është e re, por jo edhe e dialogut.

”Situata është e re në sektorin e sigurisë, në agjendën e dialogut janë rrugë në një drejtim“, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)