Sot nis fushata për informim për liberalizim të vizave

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 08:19
Sot nis fushata për informim për liberalizim të vizave

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga sot do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lanson Fushatën Informuese për Liberalizimin e Vizave”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Fushata do të lansohet në Sheshin Skënderbeu me fillim nga ora 13:00, ku lansimin do ta bëjë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtoni lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punoni.

(Kosova Sot Online)