Muja për Edi Ramën: Dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flet shumë për çështje që nuk i di

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 08:34
Muja për Edi Ramën: Dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flet shumë për çështje që nuk i di

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për situatën në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Rama nuk ka informacion për Kosovën.

Tutje, Muja shtoi se “mendoj që dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flet shumë për çështje që nuk i di”.

“Unë e shoh që Rama e ndin njëfarë obligimi që të deklarohet çdoherë për Kosovën dhe droja ime e parë kur e dëgjoj unë, edhe atë ditë në konferencën e tij për shtyp, shumë është interesant cektësia mbi të cilën ai e njeh Kosovën. S’ka informacion. Është një lloj atrofie e plotë intelektuale dhe mendoj që dikush në rrethin e tij duhet ta këshilloj të mos flet shumë për çështje që nuk i di. Është për të mirën e tij unë besoj”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)