Zhduket një burrë në Pejë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 09:17
Zhduket një burrë në Pejë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

Një person është zhdukur në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë nga 1 tetori nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Fsh. Gllaviqicë, Pejë 01.10.2023 – 17:30. Me datën 04.10.2023 ankuesi kosovar ka raportuar se vëllai i tij kosovar me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)