Kamenicë: Vidhet një cisternë për gaz, pronari thotë se ka vlerë 30 mijë euro

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 10:07
Kamenicë: Vidhet një cisternë për gaz, pronari thotë se ka vlerë 30 mijë euro

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Koretin të Kamenicës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njoftoi se viktima që ka rënë pre e vjedhjes ka raportuar se i është vjedhur cisterna për gas në vlerë të 30 mijë eurove.

Deri më tani nuk ka të arrestuar për rastin.

Ndërsa, policia ka njoftuar se rast është duke u hetuar.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur një cisternë për gaz vlera e të cilës sipas viktimës është rreth 30.000 €. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)