Qytetari nga Vitia gjen një peslirësh dhe një zingjir në Prishtinë, e dorëzon në Polici

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 10:29
Qytetari nga Vitia gjen një peslirësh dhe një zingjir në Prishtinë, e dorëzon në Polici

Një qytetar nga Vitia, ka treguar se ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) afër stacionit të autobusëve në Prishtinë, ku më pas e ka dorëzuar në Stacionin Policor Viti., përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia me këtë rast ka kërkuar nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti.

Policia apelon tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen.

(Kosova Sot Online)