Kandiq: Petronijeviq pati pranuar se ka fshehur provat e krimeve të luftës sa punonte gjykatës hetues në Kosovë

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 10:42
Kandiq: Petronijeviq pati pranuar se ka fshehur provat e krimeve të luftës sa punonte gjykatës hetues në Kosovë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka treguar se si avokati i Milan Radojçiqit, Goran Petronijeviq, e pati pranuar në vitin 1998 në një intervistë televizive, se ka mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë nga forcat serbe, për të fshehur provat e krimeve të luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kandiqi ka shkruar se polcia serbe kishte gdhendur një kryq në ballin e një shqiptari të vrarë.

“I ftuar në TV Gëzuar, avokati Petronijeviq pranoi se në vitin 1998, derisa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, lyente baltë në ballin e një shqiptari të vrarë, mbi të cilin policia serbe kishte gdhendur një kryq, për të fshehur provat e krimeve të luftës dhe ‘ shpëtojnë Serbinë nga bombardimet”, ka thënë ajo. Asokohe Petronjijeviq kishte shërbyer si gjykatës hetues në Kosovë.

(Kosova Sot Online)