Tuzla mbushet me postera provokues, paraqitet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës midis Serbisë dhe Kroacisë

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 10:52
Tuzla mbushet me postera provokues, paraqitet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës midis Serbisë dhe Kroacisë

Sot në Tuzla dikush ka ngjitur postera të ndarjes së Bosnjës dhe Hercegovinës ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë sipas marrëveshjes mes Cvetkoviqit dhe Maçekit, përcjell “Kosova Sot Online”

Policia po punon për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat.

“Sot, në orët e mëngjesit, gjatë një xhirimi në terren, zyrtarët policorë të UP-së së Tuzllës – PS Qendër i kanë vërejtur posterët e përmendur dhe i kanë hequr nga disa lokacione. Për ngjarjen është njoftuar prokurori kantonal, sipas udhëzimeve të të cilit policët po ndërmarrin masat dhe veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë vendosur posterat”, tha policia.

(Kosova Sot Online)