Osmani: Jam në Granada të kërkoj për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 12:38
Osmani: Jam në Granada të kërkoj për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në vendin ku do të mbahet takimi i Komuniteti Politik Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka përmendur agresionin e e shtetit serb ndaj Kosovës që u realizua nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh.

Osmani ka thënë se në këtë qëndrim të saj në Granada do të kërkojë nga aleatët dhe partnerët që të vendosin sanksione ndaj Serbisë në mënyrë që Serbia të mos inkurajohet që të përsëris akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve.

„Janë kohë të vështira për evropën, vecanërisht për Kosovën meqë së fundi u përballëm me një akt agresioni nga Serbia që u bë nga një grup paramilitarësh dhe terroristësh. Jam këtu për mbështetjen e aleatëve evropianë për të vendosur sanksione ndaj Serbisë. Dhe kështu ata s’do të inkurajohen që të përsërisisin akte të tilla ndaj Kosovës dhe fqinjëve, përsëri dhe përsëri“, ka thënë Vjosa Osmani.

(Kosova Sot Online)