Rrugës “Eqrem Çabej” do t’i shtohet edhe një korsi, Rama: Do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 12:41
Rrugës “Eqrem Çabej” do t’i shtohet edhe një korsi, Rama: Do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se do të shtohet edhe një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama ka thënë se zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin.

“Po e shtojmë një korsi në rrugën “Eqrem Çabej” në Kryeqytet. Zgjerimi i rrugës do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe do të shkarkojë komunikacionin”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)