Nga 1 janari pa viza, nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në kaq vite

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 13:01
Nga 1 janari pa viza, nëse shkelni rregullat ju ndalohet hyrja në Zonën Schengen deri në kaq vite

Në Kosovë ka filluar fushata informuese lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët nga 1 janari 2024 nuk kanë nevojë më të presin para ambasadave për t’u pajisur me vizë për vizitë në vendet e BE-së, gjegjësisht vendet që janë në Zonën Schengen, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet e ditur se megjithëse liberalizimi i vizave hyn në fuqi nga janari 2024, liberalizimi nuk ua mundëson qytetarëve të punojnë, të ndjekin shkollimin ose të të qëndrojnë më gjatë se 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh.

“Liberalizimi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës! Kjo do të thotë që ju tani keni mundësinë e udhëtimit pa vizë për qëndrime afatshkurtra, duke përfshirë vizitat turistike dhe udhëtimet për të vizituar familjarët, disa herë brenda vitit. Kujdes, megjithatë, që të mos tejkaloni 90 ditët brenda një periudhe prej 180 ditësh”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)