Vuçiq: Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës

  • E.K /
  • 05 October 2023 - 14:12
Vuçiq: Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar në Granada me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, përcjell “Kosova ot Online”.

Vuçiq ka shkruar se ja ka shprehur mirënjohjen e tij Spanjës për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës.

“Përsërita mirënjohjen time për Spanjën për mirëkuptimin e qëndrimit të Serbisë për çështjen e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme për integritetin tonë territorial”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

(Kosova Sot Online)