Osmani takon presidentin francez Macron në Spanjë

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 16:25
Osmani takon presidentin francez Macron në Spanjë

Në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Europian, presidentja Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Francës Emmanuel Macron sot në Spanjë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Madame la Présidente, si jeni?”, ishte përshëndetja me të cilën iu drejtua Macron homologes kosovare.

Osmani sot para mediave ndërkombëtare tha se do të kërkojë nga shtetet europiane që të sanksionojnë Serbinë për aktin agresor ndaj Kosovës të 24 shtatorit.  

(Kosova Sot Online)