Ndërpritet sërish seanca pasi largohet opozita

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 17:05
Ndërpritet sërish seanca pasi largohet opozita

Kur pritej të votohej një varg Marrëveshjesh Ndërkombëtare, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër. Krahas ratifikimit të disa Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

(Kosova Sot Online)