Rohde: Dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm do të jetë e mrekullueshme

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 17:13
Rohde: Dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm do të jetë e mrekullueshme

Liberalizimi i vizave për Kosovën është vonuar ndërsa ka theksuar se 1 janari i vitit 2024, dita kur kosovarët fillojnë të lëvizin lirshëm, do të jetë e mrekullueshme, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka marrë pjesë në hapjen e fushatës informuese për liberalizimin e vizave, organizuar nga Qeveria e Kosovës.

Diplomati gjerman nuk ka dashur të komentojë zhvillimet e fundit që lidhen sulmin terrorist në veri të vendit derisa është pyetur nëse Serbia duhet të sanksionohet pas këtyre zhvillimeve.

“Po flasim për viza sot, jo për politikë. Unë dua të jem shumë pozitiv sot”, ka thënë Rohde.


(Kosova Sot Online)