Osmani takohet me presidentin e Zvicrës Alain Berset

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 17:45
Osmani takohet me presidentin e Zvicrës Alain Berset

Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset, e ka takuar sot në Spanjë, presidentja Vjosa Osmani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani sot në margjinat e samitit të Komunitetit Europian Politik ka takuar edhe kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak, si dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Osmani sot tha se do të kërkojë që shtetet e Europës ta sanksionojnë Serbinë për aktin agresor të 24 shtatorit.


(Kosova Sot Online)